E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Apeli vërteton vendimin lirues për Sylejman Selimin e Jahir Demakun

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e Themelores në Prishtinë për lirimin e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, dhe ish-luftëtarit Jahir Demaku, nga akuza për krime lufte.

Themelorja i pati liruar të dy më herët gjatë vitit. Ata akuzoheshin se kishin kryer krime lufte kundër popullatës civile.

Themelorja pati vendosur se nuk është dëshmuar se të akuzuarit kishin kryer veprën.

Në njoftimin e Apelit bëhet e ditur se e ka vlerësuar si të pabazë ankesën e Prokurorisë.

Selimi dhe Demaku janë dënuar paraprakisht për krime lufte. Por rasti për të cilin u gjykuan së fundi u kthye në rigjykim, si pikë e vetme e aktakuzës.

Gjykata Themelore në Mitrovicë më 2015 e dënoi me tetë vjet burgim Selimin për keqtrajtim të ndaluarve në fshatin Likoc.

Me aktgjykimin e kësaj gjykate u dënuan edhe Jahir Demaku e Zeqir Demaku e Isni Thaçi me nga shtatë vjet burgim, ndërsa me tre vjet burgim u dënuan Nexhat Demaku, Agim Selmani, Driton e Bashkim Demaj dhe Fadil Demaku.

Apeli më 2016 ia zbuti dënimin Sylejman Selimit për një vit. E, pas ankesave të mbrojtjes në Supreme, kjo gjykatë e ktheu rastin në rigjykim vetëm për pikën 6 të aktakuzës, për të cilën Selimi dhe Demaku u liruan të enjten.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer