E mërkurë, 6 Nëntor, 2024

I akuzuari për falsifikim fiton tender të majmë nga kompania Pastrimi (Dokument)

Më 6 qershor, Bledar Kusari është ulur në bankën e akuzës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, si i dyshuar për “Keqpërdorim dhe mashtrim në prokurim publik” dhe “Falsifikim të dokumentit”, shkruan portali rajoni.org.

Mirëpo i njëjti vetëm 5 muaj më pas, saktësisht me datë 30 tetor (2024), kompania e tij “D & T Group” SH.P.K. që është në konzercium me “Ledi shpk, Roni Recycling shpk” janë shpërblyer me kontratë në vlerë 349,000 eurove nga Ndërmarrjes Rajonale e Mbeturinave ‘Pastrimi Sh.A’ me seli në Prishtinë. Bëhet fjalë për tenderin “Blerja e pajisjeve (makinierisë) së përdorur për bartjen dhe pastrimin e mbeturinave për njesinë e Prishtinës – ritender”, raporton rajoni.org.

 

 

Kompania D&T si pjesë e konsorciumit fitues për tenderin në fjalë, ka histori të pasur të dyshimeve për falsifikim. Bledar Kusari, drejtori i kësaj kompanie është i akuzuar për mashtrim në prokurim publik e falsifikim. Ministria e Shëndetësisë para disa muajve ka bërë kërkesë që të futet në listë të zezë për shkak se në konsorcium me një kompani tjetër kanë konstatuar se ka falsifikuar në tenderin për blerjen e autoambulancave.

Po ashtu, kërkesë për tu futur në ‘listën e zezë” kjo kompani kishte bërë edhe komuna e Fushë Kosovës, por ajo i ishte refuzuar nga ana e Organit Shqyrtues të Prokurimit. Dy herë kërkesë për t’u futur në ‘listën e zezë’ ka bërë edhe Komuna e Gjakovës prej nga vjen edhe pronari i kompanisë, por edhe kësaj OSHP-ja ia kishte hedhur poshtë kërkesat.

Dy vite më parë ishte liruar nga një aktakuzë për shkak të parashkrimit dhe vdekjes juridike të një rasti.

Në tetor të 2023, ndaj të njëjtit ka filluar një proces ligjor. Ai akuzohet për falsifikim e mashtrim në prokurim publik në lidhje me kompaninë ‘’D&T”./Rajoni.org/

 

Lexo edhe:

Raporti i Auditimit zbulon dhjetëra shkelje ligjore në “Pastrimi Sh.A”, fakte të mjaftushme edhe për prokurorinë

Dyshime për favorizim të operatorit të caktuar, ‘Pastrimi Sh.A’ ‘dëtyrohet’ t’a korigjoj dosjen e tenderit 450 mijë eurosh

 

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer