Gazetari dhe analisti Valon Syla ka thënë se brenda 6 muajve, partia në pushtet ka rënë në sondazhe për 10 %.
Sipas Sylës, në prill/maj VV ishte 46 %, teksa kjo përqindje zbriti në 36 në këtë muaj.
“Vlen të theksohet se ketu kanë ndikuar dëshprimi popullor në qeverisje të Albin Kurtit dhe skandalet e Qeverisë së tij, si energjetika, aktakuzat për korrupsion dhe stagnimi në ekonomi, diplomaci e tjerë”, ka shkruar Syla.
Sipas Sylës, VV si pasojë e presioneve ndërkombëtare të sigurisë dhe diplomacisë, nuk po e përmend veriun tash e dy javë
“Burimi për këto vjen nga partitë VV, PDK dhe LDK”, ka shkruar analisti në Facebook.