Kryshefi i Ndërmarrjes ‘Termokos’, Fisnik Osmani ka pritur në ambientet e kësaj ndërmarrje fëmijët parashkollorë të kopshtit “Lulevere” të shoqëruar nga mësueset e tyre dhe disa prindër, shkruan portali rajoni.org.
Kryshefi Osmani ka bashkëbiseduar me fëmijet, ndërsa ka theksuar së ishin shumë të entuziazmuar teksa po shihnin nga afër procesin e shpërndarjes së ngrohjes, me të cilën furnziohet edhe kopshti i tyre.
“Inxhinierët e ardhshëm, vizituan ambientet tona në “Termokos” Së bashku me Norikun, pritëm 24 fëmijët parashkollorë të kopshtit “Lulevere” të shoqëruar nga mësueset e tyre dhe disa prindër. Fëmijët ishin shumë të entuziazmuar teksa po shihnin nga afër procesin e shpërndarjes së ngrohjes, me të cilën furnziohet edhe kopshti i tyre. Kurreshtarë nga ajo që po shihnin, disa prej tyre filluan t’i vizatojnë pajisjet”, ka shkruar Osmani në Facebook.