Policia e Kosovës ka arrestuar dje rreth orës 8:35 një person në Komunën e Drenasit, pasi që i njëjti kishte kanosur dhe sulmuar fizikisht babain e tij, shkruan portali rajoni.org.
Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur dhe ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.