E martë, 26 Nëntor, 2024

Vdes mësuesi nga Komuna e Drenasit, 44 vite dha kontribut në arsim

Ka vdekur njeri nga mësuesit e parë në trevat e Drenicës, Arif Bajraktari nga fshati Kishnarekë e Komunës së Drenasit, shkruan portali rajoni.org.

Ai shërbeu për 44 vite në arsim, ku përjetoi sfida të ndryshme që nuk ishin aspak të lehta.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë familja dhe bashkëpuntorët e të ndjerit përmes rrjetit social “facebook”.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot me datë: 9.11.2024 (e Shtunë), në ora 14:00 në varrezat e Fshatit Kishnarekë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer