E enjte, 14 Nëntor, 2024

Peci i vogël me afera të mëdha

Ministrit të Bujqsësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, tash e një kohë të gjatë nuk po iu ndalen aferat. Nepotizëm, ‘pazare’ me staf, veprime kundërligjore dhe gënjeshtra janë ato që karakterizohen tash e katër vjet në Ministrinë që ai drejton. Në një përmbledhje të shkurtë, Periskopi ju sjell disa nga aferat më të mëdha të Pecit gjatë qeverises së tij.

Faton Peci është shumë i kujdesshëm ndaj dostave të tij, e sidomos atyre të partisë që udhëheq. Dy vjet pas ardhjes në pushtet, Peci i dha mbi 50 mijë euro bashkëpartiakut të tij, Bahtijar Berishës, për të ndërtuar tri vila në Komunën e Dragashit.

Përmes grantit që u miratua nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, Bahtijari, projektin e mbi 84 mijë euro arriti të financohej me 60% të kësaj shume.

Do vjet pasi ia kishte financuar ndërtimin e vilave, Peci kishte lënë edhe një ‘surprizë’ tjetër për bashkëpartiakun e tij, Bahtijar Berisha. Kësaj radhe, ai do t’ia siguronte një pozitë të lartë në njërën nga agjencitë e MBPZHR’së.

Anëtarit të Këshillit të Listës Guxo, i ka mbetur vetëm miratimi nga Qeveria që të bëhet drejtor i Agjencisë së Pyjeve të Kosovës (APK).

Kur jemi tek punësimet, e kemi edhe një rast tashmë të njohur të Pecit – ‘sikletosja’ e tij në emisionin “Pressing” kur ‘mori vesh’ se motra e Blerim Gashanit, zv. ministër në MPB, njëherit anëtarë i Kryesisë së Listës Guxo, ishte e punësuar në Ministrinë e Pecit.

Reagimi i Pecit në emision ishte epik, aq sa ishte qesharake përgjigja e tij.

Në kohën e ministrit Peci, ka pasur dyshime për dallavere në konkurset e hapura në MBPZHR.

Ministria e udhëhequr nga Faton Peci, dyshohet se ka shkelur ligjin në shpalljen e dy konkurseve për punë për pozitën Inspektor i Pylltarisë dhe Inspektor për Toka Bujqësore.

Në kriteteret e përgjithshme formale, në konkursin e shpallur nga Peci, ndër të tjera kërkohet ‘së paku dy (2) vite përvojë pune profesionale në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.

Ndryshe nga çka thotë Ligji, ka vepruar në këtë konkurs Ministria që drejton Peci.

Paaftësi apo e qëllimshme, është fakti se për katër vjet, pozitat kyçe në Ministrinë e Pecit funksionojnë me ushtrues detyre/zëvendës. Siç duket, Peci nuk po gjen njerëz profesional për këto pozita e në këtë mënyrë po i “rehaton” vetëm përkohësisht.

Kur jemi në fund të mandatit të qeverisë Kurti dhe zgjedhjet janë afër, Peci është treguar i kujdesshëm me stafin e tij politik. Ministri është siguruar që stafi i tij politik të marr pozita si zyrtarë civil. Këtë veprim, ministri Peci po e bën “për të shpëtuar” stafin e tij, për arsye se në rast se nuk do të jenë në pushtet edhe pas 9 shkurtit, të njëjtit do t’i gëzojnë pozitat e tyre si staf civil.

Kur jemi tek stafi i Pecit, ky i fundit gjatë mandatit të tij, ka bërë ‘pazare’ edhe me bashkëkryetaren e partisë, Donika Gërvalla.

Donika Gërvalla dhe Faton Peci kanë nisur të bëjnë ‘pazare’ mes stafit nëpër ministritë që ata drejtojnë. Asistenti i Gërvallës bëhet zyrtar i lartë në ministrinë e Pecit, teksa këshilltari i Pecit bëhet Drejtor i Departamentit për Evropë dhe Rajon në ministrinë e Gërvallës.

Një skandal tjetër që e ka përcjellur Pecin, është avancimi i Venera Çerkinit, vajzës së tezes Presidentes, Vjosa Osmani në postin “Sekretarit të Përgjithshëm në MBPZHR”.

Që nga fillimet e avancimit nëpër pozita të ndryshme në Ministrinë e Pecit për rastin e Venera Çerkinit, Periskopi ka raportuar vazhdimisht.

Krejt në fund, Peci është zënë në rrenë në kohën e punimit të tokave.

Ai në Facebook kishte shkruar se për tri vite qeverisje kanë arritur që ta ndryshojnë rrjedhën e sektorit të bujqësisë në Kosovë. I njëjti kishte publikuar disa statistika ku thoshte se ka thyer rekord të tokës së punuar në Kosovë.

Megjithatë, ministrin Peci e demantoi vetë dokumenti i Ministrisë së tij, “Raporti i Gjelbër 2023”.

Kosova në vitin 2021 ka mbjell 79,970 ha grurë, kurse në vitin 2022 Kosova ka mbjell 79,984 ha grurë, pra vetëm 14 ha ma shume.

Nëse e krahasojmë me vitin 2018 me të mbjellurra, Kosova në atë vit ka pasur 81,123 ha, kurse sot ka të mbjellur 1139 ha më pak./Periskopi/

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer