E martë, 26 Nëntor, 2024

Marrëveshja e shekullit, kompania jep 1,7 miliardë euro dhe nxjerr Barçën nga ‘gropa’

Barcelona dhe “Nike” zyrtarizuan të shtunën marrëveshjen e rinovimit të bashkëpunimit mes tyre, por pa bërë publike asnjë shifër, as kohëzgjatjen e kontratës së re dhe as atë që do të marrë klubi i Barcelonës për zgjerimin e marrëdhënieve me firmën amerikane.

Megjithatë, mediat spanjolle kanë zbuluar disa nga pikat kryesore të marrëveshjes që pritet të injektojë miliona në klubin katalanas.

Sipas “Mundo Deportivos”, marrëveshja përfshin një bonus nënshkrimi për rinovimin që mendohet të jetë rreth 158 milionë. Kjo shumë duhet të përpjesëtohet me vitet që zgjat marrëveshja.

Meqenëse hyn në fuqi në seksionin e parë nga viti 2024 deri në 2028 (viti në të cilin përfundon kontrata aktuale me Nike), por më pas vazhdon nga viti 2028 deri në 2038, do të ndahej në 14 vjet. Domethënë afërsisht 11.28 milionë në sezon.

Sipas të njëjtave burime, të ardhurat totale nga marrëveshja, duke kombinuar shumat vjetore të dakordësuara nga Barça dhe “Nike”, do të jepnin një mesatare prej rreth 127 milionë në vit.

Me këto parametra, kontrata e re me “Nike” do t’i sillte Barcelonës mbi 1.7 miliardë euro të ardhura në totalin e kohëzgjatjes së kontratës që parashikohet deri në vitin 2038.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer