E enjte, 14 Nëntor, 2024

Pse myslimanët po i kërkojnë Trumpit ta zgjedhi Grenellin sekretar të shtetit?

Mbështetësit myslimanë të Presidentit të posazgjedhur amerikan, Donald Trump, i kanë kërkuar atij që të emërojë ish-emisarin për dialogun Kosovë-Seri, Richard Grenell si sekretar amarikan të Shtetit, duke përmendur përpjekjet e tij gjatë fushatës zgjedhore të sapopërfunduar.

Në një letër të dielën, drejtuar Trumpit dhe shefes së sapoformuar të personelit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles e ndarë me mediumin The Post, një grup që vetëquhej si myslimanë dhe amerikanë të Lindjes së Mesme në mbështetje të Trump, thanë se “përkushtimi i Grenell ndaj komuniteteve tona fitoi mbi shumë votues myslimanë dhe arabë dhe ndihmoi në kthimin e zonave kryesore që dikur ishin demokrate të besueshme”, raportojnë mediat amerikane, përcjell Insajderi.

“Zhvendosja e ambasadorit Richard Grenell dhe përkushtimi i tij për angazhimin e komuniteteve tona për të votuar për ju ishte një mision sfidues – të paktë mund ta kishin ndërmarrë me kaq këmbëngulje dhe aftësi”, shkruajnë ata.

Një burim i afërt me Grenell tha për The Post se ish-i dërguari është në diskutime për postin e Sekretarit të Shtetit, por shtoi se asgjë nuk është finalizuar derisa Trump të marrë vendimin përfundimtar.

Sidoqoftë, Trump duket se e ka ndarë mendjen që këtë pozitë t’ia ofrojë senatorit republikan, Marco Rubio.

Të fundit

Shpallje

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer