E hënë, 25 Nëntor, 2024

Qeveria shihet “fajtore” për prishje të raporteve Kosovë-SHBA

Presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka nisur emërimet në Administratën a ardhshme të SHBA-së me të cilën do të punojë për katër vitet e ardhshme të mandatit të tij. Trump ka caktuar, John Ratcliff, si drejtorin e ri të CIA-s, njeriun që njihet për mbështetjen e madhe që i ka dhënë çështjes së Kosovës. Ndërsa, Mike Ëaltz, është emëruar Këshilltar i Sigurisë Kombëtare.

Waltz kishte deklaruar se Amerika do të mbajë afër aleatët e saj dhe s’do të ketë frikë të përballet me kundërshtarët. Deputeti i VV-së, Driton Hyseni vlerëson se emërimet e para të Presidentit Trump tregojnë se SHBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin e Kosovën.

‘’Aleati kryesor i Kosovës janë SHBA-të. Ne kemi personalitet që janë jashtëzakonisht mirë të njohur me situatën në Ballkan dhe në Kosovë. Me proceset nëpër të cilat ka kaluar kombi shqiptar. Unë konsiderojë se janë shenja shumë pozitive këto emërime”, tha Hyseni.

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se qasja e SHBA-së ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar pavarësisht ndryshimeve në Administratën e SHBA-së. Sipas saj, raportet Kosovë-SHBA nuk varen se kush emërohet në postet kyçe në SHBA, por varët nga qasje e Qeverisë së Kosovës.

”Raporti i Kosovës me SHBA-të nuk varët vetëm nga zgjedhjet në SHBA. Nuk diktohet vetëm nga se kush është sekretar shteti, apo president apo këshilltar për siguri kombëtare, varët shumë nga kush e udhëheq Republikën e Kosovës. Në këto katër vitet e fundit ne kemi pasur në SHBA një Administratë e cila ka pasur mbamëndje personale dhe përfshirje personale në çështjen e Kosovës. Presidenti Biden dhe familja e tij janë shumë ngushtë të lidhur me Kosovën. Sekretari Blinken ka qenë një nga personat kyç edhe gjatë Administratës së presidentit Clinton kur është bërë ndërhyrja ushtarake e NATO-s në Kosovë. Mirëpo, cfarë kemi bërë ne me këta miq të Kosovës në SHBA, kryeministri ynë i ka quajtur naiv. Sekretarin e shtetit Blinken kryeministri ynë në një intervistë për një medium të madh ndërkombëtar e ka quajtur naiv”, tha Çitaku.

Kritikave të opozitës për mos koordinim të Qeverisë me SHBA-të iu kundërpërgjigj deputeti VV-së Driton Hysnei.

‘’Veprimet që janë ndërmarr në veri të Kosovës për shtrirje të legjitimitetin, unë mendoj se nuk dallojnë me qëndrimet e SHBA-së. Në disa raste ndoshta ka mundur të na dallojë koha e veprimit, mirëpo ju e dini që me instalimin e mekanizmave shtetëror në pjesën veriore është konfirmuar edhe nga SHBA-ja”, tha Hyseni.

Por, ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, konsideron se koordinimi me SHBA-të përpara cdo veprimi është i domosdoshëm. Sipas saj, koordinimi nuk do të thotë nënshtrim.

”Koordinimi me SHBA-të nuk është nënshtrim, koordinimi me aleatët brenda NATO-s nuk është nënshtrim është fuqizim i Kosovës. Në këto tri dekadat e fundit secila fitore historike dhe epokale e Kosovës ka ardhë si rezultat i këtij bashkërendimi, i këtij koordinimi. Fatkeqësisht, ne kemi pasur në krye të institucioneve individ të cilët e kanë shpërfillur cdo aleancë që Kosova e ka ndërtuar me shumë mund dhe me shumë sakrificë”, tha Citaku.

Qeveria e Kosovës ishte kritikuar disa herë nga zyrtarë të lartë të SHBA-së dhe BE-së për mos koordinim të veprimeve që lidhen kryesisht me veriun e vendit. Si pasojë e kësaj dhe veprmeve në pjesën veriore, Kosova është nën masa të Bashkimit Evropian. /rtv21

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer