Kaosi në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë vazhdon të thellohet.
Numri i studentëve ka rënë në nivele minimale, ndërkohë që në mënyrë të çuditshme është rritur numri i prorektorëve, duke kaluar nga 3 në 5.
Gjendja kaotike ka përfshirë edhe fakultetet, pasi katër njësi akademike kanë mbetur pa sekretarë. Po ashtu, universiteti ka humbur rreth 400,000 euro nga përmbaruesi.
Një tjetër skandal është se viti akademik 2024/2025 ka filluar me mbajtjen e ligjëratave dhe ushtrimeve nga stafi akademik, por pa kontrata të vlefshme të punës.
Rektorja e UIBM, Nyrten Deva, është duke shkelur ligjin, pasi që nga fillimi i vitit akademik, edhe pse Senati ka marrë vendim për rinovimin e kontratave të stafit akademik për një vit shtesë, ajo nuk ka lidhur ende kontratat për më shumë se 20 profesorë dhe asistentë. Ky staf është duke mbajtur ligjërata dhe ushtrime pa kontrata të punës të vlefshme.