Nga vendi i krimit iku, por shkoi në duart e policisë.
Të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë të së mërkurës në Klinë, gjykata i caktoi 1 muaj paraburgim.
Jozyrtarisht, Klan Kosova mëson se motivi që çoi deri në privimin e dy të rinjve nga jeta është xhelozia.
Kjo nuk u përfshi në aktvendimin që siguroi televizioni, dokument në të cilin shkruhet se tashmë i pandehuri 19 vjeçar dhe dy viktimat, të gjithë nga fshati Jashanicë, të njëjtën ditë ishin marrë vesh të takoheshin në lokalin ku më pas edhe i vrau.
Vrasja dyshohet të jetë kryer fort tinëzisht.
Ky akt u vlerësua se mund të nxisë hakmarrje mes familjeve, ndaj edhe u morën masa.
Me autorizimin e kryeprokurorit, policia është vendosur në pika statike në fshatin ku janë edhe pala e dëmtuar edhe e pandehur për të mos lejuar eskalim të situatës.
Viktimat 23 e 21 vjeç kanë pasur lidhje familjare mes vete, derisa lidhur me rastin janë intervistuar edhe disa dëshmitarë.