Marco Materazzi, ish-mbrojtës i Interit dhe kombëtares italiane, ka folur për figurën e Zlatan Ibrahimovicit gjatë një interviste të dhënë në kanalin Youtube ‘The Italian Football Podcast’:
“Për momentin, nuk kam marrëdhënie me të, secili ka jetën e vet, nuk është një problem i madh. Çfarë ndodh në fushë, mbetet në fushë. Ai mendon se ishte futbollisti më i mirë në botë, për mua ai ishte maksimumi një sulmues i madh. Fitoi shumë tituj, ndoshta jo shumë të rëndësishëm.
Atij i mungonin trofe si Liga e Kampionëve, Kampionati Evropian dhe Kupa e Botës, duke qenë se mbi të gjitha ai fitoi shumë kampionate, por të gjithë do ta mbajnë mend sepse ishte një nga më të mirët edhe pse jo në nivelin e Cristiano Ronaldos dhe Messit.”