Deklarimi i pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë në Kosovë, procedurë kjo e rregullt vjetore, ka dëshmuar edhe njëherë për pasurinë që disponojnë disa ministra, deputetë dhe udhëheqës të institucioneve, që kalon vlerën prej disa milionë euro. Por, përkundër që përmes deklarimit dëshmohet pasuria milionëshe e disa zyrtarëve të lartë shtetërorë në Kosovë, vend ky më i varfëri në Evropë, megjithatë si dukët në disa raste kjo pasuri e deklaruar është joreale, shkruan portali rajoni.org.
E një rast i deklarimi jo real e ka bërë edhe Ministri Liburn Aliu në deklarimin e pasurisë së tij për vitin 2024 nnë Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Në pronësi të tij, Aliu ka deklaruar një arë me 762 metra katrorë, të cilën thotë e ka trashëguar në vitin 2004, ndërsa vlera e saj është 15 mijë euro.
Ai ka deklaruar se posedon një veturë të tipit “Volkswagen”, të cilën e ka ndërruar me veturën paraprake në vitin 2022. Vlera e saj është 4 mijë e 200 euro.
Aliu ka deklaruar se ka detyrime financiare ndaj “Marigona Hill” për shkak të dy banesave që i ka blerë në këtë lagje luksoze.
Në formularin për deklarimin e pasurisë, Aliu ka thënë se vlera fillestare e detyrimeve financiare ndaj “Marigona Hill” – për banesën e blerë në vitin 2019 – ka qenë 64 mijë euro, ndërsa vlera e mbetur 23 mijë euro. Kohëzgjatja e këtij detyrimi financiar është 54 muaj, dhe e ka dekalruar në emër të prindërve.
Për banesën tjetër në këtë lagje të blerë në vitin 2020, Aliu ka deklaruar detyrime financiare fillestare 103 mijë euro, vlerë të mbetur 58 mijë euro. Kjo kredi është e përbashkët.
Aliu ka deklaruar një kredi tjetër në shumën prej 19 mijë e 500 eurosh.
Aliu ka thënë se paga vjetore e tij si ministër është 18 mijë e 218 euro, kurse mëditje nga udhëtimet jashtë vendit ka deklaruar 2 mijë e 715 euro.
Ai ka deklaruar se si profesor në kolegjin UBT, ka marrë 1 mijë e 836 euro.
Kursë fëmijet e tij në total kanë të hyra 3,695 euro
Por, ministri Liburn Aliu e fshehu pagat e gruas
Liburn Aliu në formularin e deklarimit të pasurisë e ka fshehur të ardhurat e gruas së tij. Ai nuk ka deklaruar së bashkëshortja e tij, Lumnije Aliu, gjatë vitit 2023 ka ndërruar edhe vend të punës.
Në dokumentin që e ka siguruar potali rajoni.org, Lumnije Aliu në muajin e dytë të vitit 2023, është paguar dhe deklaruar si punëtore e një instituti.
Një muaj me pas, në muajin mars të vitit 2023, ajo ka ndërruar vendin e punës, duke kaluar në RIT Kosova. Ajo aty ka punuar nga muaji mars 2023 deri në mars 2024.
Së ajo ka punuar në 2023, një gje e tille mund të dëshmohet edhe në llogarin e saj në linkedin, e cila tek eksperiena ka futur edhe punën si project manager në RIT Kosovo.
Lidhur me hulumtimin tonë, portali rajoni.org i ka dërguar pyetje me email dhe me sms në numrin e tij, ministrit Liburn Aliu, së pse nuk e ka deklaruar pagat e bashkëshortës së tij, mirëpo i njëjti as pas një javë nuk ka kthyer përgjigje.
Portali rajoni.org i ka dërguar pyetje me email edhe bashkëshortës së Liburn Aliut së sa ka qenë paga e saj, së a ka punuar në ndonjë institucion gjatë vitit 2023, mirëpo e njëjta nuk ka kthyer përgjigje.
Portali rajoni.org, i ka shkuar edhe RIT Kosovës, së a ka qenë Lumnije Aliu punëtore e këtij institucioni, çfarë pozitë ka pasur dhe sa ka qenë paga e saj, mirëpo edhe ky institucion nuk ka kthyer përgjigjje.
Mos deklarimi i pasurisë është veper penale
Me hyrjen në fuqi të kodit penal nr. 04/L-082 Penal të Republikës së Kosovës “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare u inkriminua si vepër e veçantë penale.
Tutje, kjo vepër penale është po ashtu pjesë e KODIT PENAL në fuqi, përkatësisht kodit nr. 06/L-074 Penal i Republikës së Kosoves (tutje: KPRK).
Dispozitat e këtij kodi dënojnë mos deklarimin e pasurisë varësisht nga fakti se deklarimi nuk paraqitet brenda afatit të përcaktuar apo se deklarimi është i rremë ose nuk paraqaet të dhënat e kërkuara në deklaratë. Në rastin e parë, dënushmëria është me gjobë ose me burgim deri në tre (3) vjetm derisa në rastin e dytë dënushmëria është me gjobë dhe burim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.