E premte, 15 Nëntor, 2024

Inspektoratet dalin me qira, Ministria e Vitisë do t’i paguaj kompanisë së Ragip Mustafës mbi 1.2 milionë Euro për 5 vjet

Ministria e Shëndetësisë ka marr me qira një objekt të kompanisë “Olti Trasing” për tri inspektoratet. Vlera e kontratës është mbi 1.2 milionë për 5 vjet, ose nga 20700 Euro në muaj.

Inspektorati Shëndetësor, Farmaceutik dhe Sanitar janë zhvendosur në një objekt me qira të kontraktuar nga Ministria e Shëndetësisë, shkruan Gazeta Shneta.

MSh në korrik të këtij viti ka hapur një thirrje publike për marrjen me qira të objektit për tri inspektoratet.

Kjo ministri e ka shpallur fituese kompaninë “Olti Trasing” me pronar Ragip Mustafa. Vlera e kontratës për pesë vite është 1,242,000.00 Euro, ose 20700 Euro për 1 muaj.

“Mbështetur në kërkesën me numër protokolli 05-5178, Divizioni i Komunikimit me Publikun, bazuar në thirrjen publike të Ministrisë së Shëndetësisë me datën 21.05.2024, për marrjen me qira të një objekti për akomodimin e stafit të tri inspektorateve: Shëndetësor, Farmaceutik dhe Sanitar, njofton se pas shqyrtimit dhe vlerësimit të aplikacioneve nga Komisioni vlerësues, Ministria e Shëndetësisë shpërblen me kontratë ofertuesin  “Olti Trasing ShPK” (Rr. Bill Klinton, Prishtinë). Vlera totale e ofertës së përzgjedhur është 1,242,000.00€ për 60 muaj”, thuhet në vendimin e MSh-së.

“Olti Trasing SHPK” është kompani e Ragip Mustafës, i cili është edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në thirrjen publike është kërkuar që objekti përveç plotësimit të kritereve ligjore si leja e ndërtimit, gjithashtu është kërkuar që të mos jetë më larg se 3.5 kilometra nga qendra e kryeqytetit përkatësisht si pikë reference është marr Hoteli Grand.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer