E hënë, 18 Nëntor, 2024

Vdes shoferi që aksidentoi dy javë më parë një veturë të policisë

Ka vdekur 67-vjeçari nga Vushtrria, Adem Llausha, i cili ditë më parë, rreth orës 04:19, u aksidentua nga vetura e Policisë së Kosovës, në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit–Henri Dunan’ në Prishtinë.

I ndjeri ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, atje dhe ku humbi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e viktimës, të cilët njoftuan se lamtumira e fundit do t’i jepet në varrezat e qytetit të Vushtrrisë në Begaj.

“Miq dhe familjarë të dashur ju njoftojmë se pas nje aksidenti të rëndë në trafik, ka ndërruar jetë daja jonë Adem Llausha, një person i dashur për ne dhe të gjithë ata që i ka pasur afër. Do ta mbajmë në mend gjithmonë për dashamirësinë e tij, shpirtin human dhe solidaritetin që ka treguar gjithmonë. Ademi na la me pikëllim e zemra të thyera dhe sot po i japim lamtumirën e fundit në varrezat në Begaj të Vushtrrisë. Pusho i qetë daja Adem!”, thuhet në njoftimin e tyre.

Lajmi është konfirmuar edhe nga raporti ditor i Policisë së Kosovës.

“Kryqëzimi i rrugëve ‘Dëshmorët e Kombit–Henri Dunan’ Prishtinë, 05.11.2024 – 04:19. Raportohet se viktima M/K, i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, më datë 17.11.2024 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer