Janë ditë të nxehta për Hakan Calhanoglu. Jo vetëm në lidhje me gjendjen e tij fizike, por edhe për implikimet sportive të hetimit “Doppia Curva”, i cili ka në qendër të vëmendjes marrëdhëniet mes ultrasve, krimit të organizuar, klubeve dhe futbollistëve.
Sipas “Tuttosport”, prokurori Chiné ka marrë të gjitha dokumentet e dobishme për të sqaruar situatën dhe së shpejti mund të referojë çështjen për anëtarët e Interit dhe Milanit nëse ata do të konsideroheshin fajtorë se nuk kanë respektuar rregullat federale që rregullojnë marrëdhëniet me tifozët e organizuar.
Pozicioni më delikat është ai i Hakan Calhanoglu. Gjatë seancës dëgjimore me hetuesit, si person i informuar për faktet, turku pranoi marrëdhëniet e tij personale me Marco Ferdico, një nga drejtuesit e Curva Nord, i cili ishte në shënjestër të hetimit.