E martë, 19 Nëntor, 2024

Vendimi i befasishëm, klubi i Serisë A shkarkon trajnerin, i beson një emri të madh

Vendim i papritur në klubin e Serisë A, Genoa. Trajneri Alberto Gilardino është shkarkuar nga detyra dhe në vend të tij do të emëroeht Patrick Vieira.

Në fakt, mungon vetëm zyrtarizimi për këtë ndryshim të befasishëm në stolin e skuadrës liguriane.

Pikërisht dje Gilardino kishte folur për momentin jo të mirë që po përjetonte ekipi i tij:

“Po e shohim sërish dritën pak, shënuam 4 pikë në 2 ndeshjet e fundit para pushimit. Ne kemi nevojë dhe mendojmë të rikuperojmë sa më shumë lojtarë. Duke pasur kështu më shumë lojtarë në dispozicion, puna ime dhe e stafit mund të bëhet më e lehtë.”

E vërteta është se puna e Gilardinos jo vetëm qënuk u bë më e lehtë, por edhe e humbi atë. Drejtuesit e skuadrës kuqeblu e kanë të nevojshme ndryshimin e menjëhershëm në stol, duke i besuar një emri të madh si Patrick Vieira.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer