E martë, 19 Nëntor, 2024

Babai i Zhegrovës i futet politikës, i bashkohet LDK-së

Babi i sulmuesit të Përfaqësueses së Kosovës, Edon Zhegrova, Lulzim Zhegrova, i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Zhegrova do të jetë pjesë e listët për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Kështu ka njoftuar sot kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Sipas Abdixhikut, përvoja e Lulit do të shërbejë për të ndërtuar një të ardhme ku çdo i ri i talentuar në Kosovë ka mundësi reale për të realizuar potencialin e tij, si në sport ashtu edhe në jetë.

“Lulzim Zhegrova nga sot është pjesë e LDK-së. Atë, së bashku me zonjën Sanije, dy prindërit e supertalentit Edon Zhegrova, i pritëm në selinë qendrore të LDK-së!
Lajmin ja kumtuam edhe Edonit. Për të, Lulzimi dhe Sanija kanë qenë gjithmonë forcë mbështetëse në gjithë karrierën mbresëlënëse. Jam i bindur se përvoja e Lulit, do të na shërbejë shumë edhe si vend edhe si shtet. Kjo familje, mbetet model dhe ëndërr e shumë familjeve tjera, që besojnë se një ditë, të vegjëlit e tyre do të jenë lojtarë të ndeshjes kundër Real Madridit, e do të përfaqësojnë ngjyrat e fanelave më të bukura në botë, të Kombëtares së Kosovës! Lulzim Zhegrova do të jetë pjesë e listës për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit. Lulzimi vjen me një perspektivë unike dhe me energji të re për ta ndërtuar një të ardhme ku çdo i ri i talentuar në Kosovë ka mundësi reale për të realizuar potencialin e tij, si në sport ashtu edhe në jetë. Bashkë do ta bëjmë Kosovën një vend ku ëndrrat bëhen realitet, ku të rinjtë i kanë të gjitha mundësitë të shkëlqejnë fort, dhe ku sporti shndërrohet në një forcë kombëtare për zhvillim. Na priftë e mbara!”, thuhet në postimin e Abdixhikut.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer