Kryeshefi i ndërmarrjes “Termokos”, Fisnik Osmani, ka bërë të ditur përmes rrjetit social “facebook” së edhe banesat që gjenden te vendi i njohur si “Rrethi i Flamurit”, do të jenë pjesë e rrjetit të ngrohjes së qytetit.
Rrjetit të “Termokos-it” do t’i bashkohen edhe 6 objekte në atë zonë, me 150 njësi banimi e rreth 600 banorë
Postimi i plotë:
Banesat “Tek Rrethi Flamurit” – do të jenë me ngrohje!
6 Objekte, 150 njësi banimi, rreth 600 qytetarë.
Së bashku me Nënkryetarin e Prishtinës, Alban Zogaj dhe Zëdhënësin e Komunës Donat Lushaku, takuam përfaqësuesit e banorëve në lagjen Dardania “Tek Rrethi Flamurit” – për të diskutuar detajet e nevojshme teknike, para se të fillojë kyçja e këtyre objekteve në sistemin e ngrohjes.
Gjatë takimit me qytetarët, diskutuam mbi përfitimet e këtij projekti që do të sigurojë ngrohje të qëndrueshme e komode për çdo dimër.
Termokos, po i jep kuptim Prishtinës së gjelbër!