Ka vazhduar trajtimi i rrugëve në fshatin Broboniq të Mitrovicës.
Nënkryetari i Komunës, Arian Tahiri, tha se kjo është vazhdimësi e realizimit të premtimit për trajtimin e rrugëve nëpër lagje e fshatra.
Postimi:
Kemi vazhduar me trajtimin e rrugëve në fshatin Broboniq, për të krijuar infrastrukturë më të mirë për banorët.
E kemi thënë se do të trajtojmë me radhë rrugët e qytetit dhe fshatrave, dhe këtë po e bëjmë.