Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka ka bërë të ditur se me datën 19 nëntor rreth orës 21:20 ka iniciuar rast “vrasje në tentativë” në Mitrovicë të Jugut, pasi një person ka raportuar se dy të dyshuar të panjohur e kanë sulmuar fizikisht duke e goditur me mjet të fortë prindin e tij, shkruan portali rajoni.org.
Mësohet së me pas viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë.
Rasti nën hetime./Rajoni.org/