E enjte, 21 Nëntor, 2024

Projekti madhor i Prishtinës, Konjufca tallet me propozimin e deputetes së PDK-së: Qysh të doli unaza kaq lirë?

Kryetari i kuvendit Glauk Konjufca është tallur me propozimin e deputetes Ariana Musliu-Shoshi për ndarjen e 40 milionë eurove vitin e ardhshëm nga buxheti i shtetit për ndërtimin e Unazës së Prishtinës.

Deputetja e PDK-së propozoi një amandament për përfshirjen në Ligjin për Ndarjet Buxhetore të projektit madhor të ndërtimit të unazës së kryeqytetit.

“Amandamenti 38 ka të bëjë me ndërtimin e unazës së kryeqytetit, pra në Prishtinë, që është me vlerë totale 40 milionë euro. Ndërtimi i kësaj unaze do të mundësonte shmangien e komunikacionit, duke lehtësuar lëvizjet brenda qytetit”, tha Musliu-Shoshi. “Gjithashtu ndihmon edhe në përmirësimin e transportit publik”.

Konjufca, u tall me propozimin e saj.

“Deputete, qysh të ka dal unaza kaq lirë? Komuna e Prishtinës po thotë 400 milionë euro kushton.. veç më ra në sy kështu..”, tha ai.

Musliu-Shohi u përpoq të sqarohej për propozimin e saj. Tha se 40 milionë euro parashihet të kushtojë faza fillestare e projektit.

“Kryetar, nuk është e ndershme me u tall me një kërkesë të tillë, pasi që kjo vjen nga komuna dhe ajo e ka papararë fazën fillestare në vlerë 40 milionë”, tha ajo.

Konjufca e hodhi në votim amandamentin e propozuar nga deputetja e PDK-së, mirëpo ajo nuk e mori përkrahjen e deputetëve. /Paparaci.com

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer