E premte, 22 Nëntor, 2024

Rozeta Hajdari e shpërblen me pozitë të lartë të arrestuarin për vjedhje të Rezervave Shtetërore

Përfshirja në skandalin e Rezervave Shtetërore dhe një proces hetimor kundër tij, nuk e kanë janë bërë pengesë për ngritjen në detyrë të Irfan Lipovicës.

Të enjten, ai është rekomanduar të përzgjidhet në pozitën e drejtorit të një njësie të rëndësishme brenda Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Lipovica, i arrestuar në gusht të vitit të kaluar nën dyshimet për dallavere me rezervat e shtetit, është kualifikuar për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Akreditimit në MINT, tregon një dokument i Ministrisë së Tregtisë.

Bazuar në njoftimin e Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore të MINT-it, Irfan Lipovica është kualifikuar për pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Akreditimit para kandidatit tjetër në listën e ngushtë, Arben Sahiti.

Lipovica është rekomanduar për pozitën e drejtorit me një total prej 89.8 pikësh të arritura në testin me shkrim dhe në intervistë. Kundër-kandidati i tij Arben Sahiti është vlerësuar me 81.4 pikë në total.

Ngritja në detyrë e Lipovicës do të thotë se ai do të udhëheq me drejtorinë përgjegjëse për akreditimin e laboratorëve shtetërorë e privatë.

Irfan Lipovica është njëri nga dy zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë që u arrestuan për keqpërdorime me rezerva shtetërore vitin e kaluar.

Prokuroria Speciale, e cila është duke e hetuar këtë rast, dyshon se Lipovica ka kryer veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe dhënies së ndihmës në kryerjen e veprës penale ‘keqpërdorim i detyrës zyrtare’.

Dëmi kryesor që i është shkaktuar buxhetit të shtetit është blerja e mallit në një vlerë mbi 5 milionë euro më shtrenjtë sesa vlera e çmimeve të tyre në treg. Kjo është konstatuar nga një ekspertizë e Prokurorisë Speciale.

Prokuroria pretendon se Ministria kishte pranuar vetëm 9.947.5 tonë grurë, pra 52.5 tonë më pak sesa sasia e kontraktuar. Ndërsa vaji dhe sheqeri dyhsohet se nuk janë sjellë fare. /Paparaci.com

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer