Ka ndërruar jetë zyrtari i Policisë, Hashim Muleta, nga Korroticë e Epërme e Komunës së Drenasit, shkruan portali rajoni.org.
Lajmi është bërë i ditur nga kreu i OVL – UÇK në Drenas, Enver Hajdari
I ndjeri ka qenë edhe pjesëtar i pjesëtar i Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”.
Ceremonia e varrimit të të ndjërit do të mbahet sot, më datë 22.11.2024, në orën 15:00, në varrezat e fshatit Korroticë e Epërme, Komuna Drenas.
Postimi i plotë:
Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Muleta, pjesëtar i Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”.
Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më datë 22.11.2024, në orën 15:00, në varrezat e fshatit Korroticë e Epërme, Komuna Drenas.
Në emër të Organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes Muleta dhe gjithë të afërmve.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!
Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, dega në Drenas