E diel, 24 Nëntor, 2024

Peci qesharak, tenton ta distancoj vetën nga skandali i granteve: Nuk e kam ditë që vëllau dhe daja i deputetës Pacolli janë përfitues

Ministri Faton Peci ka folur për skandalin e granteve, ku ka dhënë një deklaratë qesharake.

Peci thotë se nuk ka qenë në dijeni se vëllau dhe daja i deputetes janë përfitues.

“Duhet me thënë një shprehje popullore që thojnë “ Shqiptari ta falë gjithëçkafin, edhe belan edhe gjakun, por nuk ta fal suksesin”, opozita është bërë bashkë nuk po dëshiron me fal suksesin por po ndjekun logjikën, përlyj, ofendo e linqo por deri më 9 shkurt diçka do mbetet. Unë kam qenë i zëshëm dhe vazhdoj të jem i zëshëm për shkak se e di pastërtinë time në mos interferimin e asnjë procesi prej se jam ministër. Unë nuk e kam ditë që vëllau dhe daja i deputetës janë përfitues sikurse nuk e di se kush janë të tjerët.”, tha Peci në emisionin “Blic Interview”.

Por sa i përket ndarjes se këtyre granteve, ministri Peci thotë se është i pastër si loti, ku shton se nuk ka individ apo institucion të drejtësisë që mundet ta ndërlidhë në asnjë rast të vetëm.

“Unë kam kërku tri herë radhazi, unë dhe kabineti i kanë kontaktu drejtorin dhe antarët e komisionit që kanë qenë në proces të vlerësimit dhe vlerësimi i tyre ka qenë që ua ofrojmë të gjitha provat që gjithë kriteret dhe numri i poenave që personat në fjalë i kanë pas është si rezultat i kritereve që kanë qenë publike, rrjedhimisht në rast se dikush kish me ndërrmarrë një veprim që këta persona mos me qenë përfitues atëherë insititucini jonë kish shkaktu diskriminim ndaj dy qytetarëve të Republikës së Kosovës. Me përgjegjësinë më të madhe morale, etike deri në përgjegjësinë penale jom i pastër si loti, nuk ka individ, institucion i drejtësisë që mundet mem ndërlidhë në çfardo forme, në çfardo rrethane me interferimin që dikush me qenë jo vetëm në këto dy raste por në asnjë rast të vetëm”, tha Peci.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer