Luka Modric ka treguar mbështetjen e tij për Ivan Scepina, një lojtar i ri kroat, që pësoi dëmtim të rëndë në kokë disa muaj më parë.
Modric vendosi t’i dërgojë Ivanit trofeun e tij të “Topit të Artë” si inkurajim.
“Doja që ta kisha me vete për pak kohë dhe të bëja një foto me të”, tha Modric.
“Shpresojmë se kjo do ta motivojë atë të qëndrojë i fortë në rikuperimin e tij”.
Legjenda e Real Madridit i ka ofruar Ivanit edhe një fanellë të nënshkruar prej tij, duke shprehur solidaritetin.
“Është më e pakta që mund të bëj për të mbështetur dikë që po kalon një kohë kaq të vështirë sa ai”, shtoi Luka.
Familja e Ivanit shprehu mirënjohje, duke deklaruar se gjesti i kishte ngrohur shpirtin gjatë rrugës së tij të vështirë drejt shërimit.