E hënë, 25 Nëntor, 2024

OSHP-ja e fut në listë të zezë kompaninë e njohur kosovare, mashtroi me dokument

Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik (OSHP) ka fut në listë të zezë kompaninë “Atom Med” me bazë në Ferizaj, zhkruan portali rajoni.org

OSHP vendimin për kompaninë “Atom Med” e ka marrë pas ankesës së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës e cila ka gjetë se kompania në fjalë për aktivitetin e prokurimit “Furnizim me pajisje mjekësore” ka prezentuar dokumente të falsifikuara. Më pas OSHP-ja ka marrë vendim konfrom Ligjit të Prokurimit Publik dhe ka future në listë të zezë kompaninë, duke ja pamundësuar pjesmarrjen e në tenderë publikë deri në fund të janarit të vitit të ardhshëm..

“Aprovohet, si e bazuar kërkesa e Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, në cilësin e Autoritetit Kontraktues, e datës 02.02.2024, kurse OE Atom Med me nr. unik 810878928 – Ferizaj, diskualifikohet nga pjesëmarrja në aktivitet e prokurimit për periudhën kohore në tre (3) muaj kalendarik, duke filluar nga data 25.10.2024 deri me datën 24.01.2025”, thuhet në vendimin e OSHP’së

Të fundit

Shpallje

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer