I riu nga Skenderaj, Fatjon Gashi, e ka punuar flamurin e Shqipërisë me 4000 mijë copëza letre, për nderë të festë së 28 Nëntorit.
Atij i janë dashur plotë 2 muaj për ta realizuar këtë punim.
Ai për portali rajoni.org ka treguar detaje nga punimi i këtij flamuri.
“Mozaiku që mori pamjen e flamurit të Shqipërisë është dhurata që kam vendos t’ua dhuroj të gjithëve në ditëlindjen e 112-të të shtetit të Kosovës. Mua mu deshën plotë 2 muaj për të punuar këtë mozaik, i cili tashmë është pjesë e ekspozitës së shkollës. Ndonëse kam punuar shumë për të përfunduar mozaikun, unë nuk jam i gatshem që punes time të mund t’i vihet një çmimë. Unë po tregohem krenar që punën e time ta ndaj me miqtë e mi duke ditur se çdo festë shtetërore e përjetoj me shumë emocion për kontributin e secilit prej bashkatdhetarëve të vendlindjes time”, ka thënë ai.