Sot, është mbajtur mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Mitrovicës.
Nën drejtimin e kryesueses, Vesa Broja, dhe në prani të kryetarit të komunës, Bedri Hamza, asamblistëve dhe drejtorëve komunal, sot është mbajtur seanca e 36-të e rregullt e Kuvendit të Komunës.
Fillimisht kryesuesja Broja, propozoi rendin e ditës për miratim, me ç’ rast këshilltarët komunal aprovuan rendin e ditës për këtë seancë.
Ndërkaq, VV-ja jashtë rreth dy orë pas nisjes së seancës thoshte “ku është Bedri Hamza”, ndërkohë ai ishte brenda duke debatuar, ku disa minuta më herët ai kishte debatuar pikërisht me asamblistët e VV-së.