Dyshja që nuk njihet për raporte të mira ndërmjetë veti, Sami Lushtaku dhe Ramiz Lladrovci si dhe ish-ushtarakë të lartë të UÇK-së janë bashkuar në përurimin e odës së familjes Gubetini në Vushtrri.
Shqiptar Gubetini ka postuar fotografi nga përurimi i odës duke shtuar se ëdhtë i përmbushur me rastin e Hapjes së Odës Familjare dhe shpreh dëshirën që në këtë Odë të vazhdoj tradita kombëtare shqiptare.
Postimi i plotë:
Sonte përuruam Odën Familjare me miq, shokë e dashamir!
Oda shqiptare ishte gjenezë, universitet i vogël, ku trajtoheshin të gjitha temat Kombëtare si: Dituria, Shkollimi, por zgjidheshin edhe mosmarrëveshjet në popull.