Sot 27 vite më parë, Mujë Krasniqi, Rexhep Selimi e Daut Haradinaj dolën për herë të parë në skenë, të veshur si ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Dalja e parë u bë në fshatin Llaushë të Skënderajt, në varrimin e mësuesit Halit Geci që u vra dy ditë më parë nga forcat serbe.
Deklarata e UÇK-së për paraqitjen e saj të parë publike u përgatit nga vetë ushtarët e saj.
Në këtë dalje publike, Rexhep Selimi kishte vendosur maskën, Mujë Krasniqi syze e Daut Haradinaj vetëm një kapele, kjo për tu maskuar.
Mujë Krasniqi është vrarë në luftë, Rexhep Selimi ndodhet në Hagë i akuzuar për krime lufte e Daut Haradinaj është në Kosovë.