E enjte, 26 Dhjetor, 2024

U arrestua pronari i “Kosovo Online”, avokati jep detaje: Dyshohet për terrorizëm se udhëhoqi grupin “Korridor” ne Telegram

Pas sulmit në kanalin e Ibër-Lepencit Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona.

Në mesin e tyre është pronari i portalit “Kosovo Online”, Dushab Milanoviq.

Sipas avokatit të tij, Dejan Vasiq, i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ai ka deklaruar se Milanoviç akuzohet për menaxhimin e grupit “Korridor” në platformën “Telegram”.

“Dushan Milanoviq, i cili u arrestua mëngjesin e sotëm në Leposaviq, në polici i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, nën dyshimin se gjoja ka kryer veprën penale të terrorizmit. Ai u ngarkua me menaxhimin dhe administrimin e grupit “Korridor” në aplikacionin “Telegram”. Kjo nuk është e vërtetë dhe kam marrë garanci nga policët hetues se përpunimi mjeko-ligjor i telefonit do të kryhet sa më shpejt që të jetë e mundur, pas së cilës pres që Dushani të lirohet”, tha Vasiq.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer