E diel, 22 Dhjetor, 2024

Shantazhuan familjen e Shumacherit duke i kërkuar 15 milionë euro, zbardhen të gjitha detajet

Familja e Michael Schumacherit u bë viktimë e një përpjekjeje për zhvatje milionaeuroshe, ku u përfshinë tre persona, mes tyre edhe një truprojë e pushuar nga puna pas tetë vitesh shërbimi. Të gjithë të dyshuarit tani përballen me gjyqin.

Truproja Markus Fritsche vodhi më shumë se 1,500 skedarë konfidencialë të familjes, të cilët i ruajti në katër USB dhe dy disqe të jashtme, që dyshohet se i mori nga rezidenca e Schumacherit kur kuptoi se do të pushohej nga puna.

Sipas ‘Daily Mail’, skedarët përmbanin fotografi, video, lista të barnave dhe historikun mjekësor të plotë të Michael Schumacherit, i cili jeton i izoluar që nga aksidenti i rëndë i skive më 29 dhjetor 2013.

Markus Fritsche, së bashku me rojën tjetër të sigurisë, Yilmaz Tozturkan, dhe djalin e tij, Daniel Lins, kërkuan 15 milionë euro nga familja Schumacher në këmbim të mosbërjes publike të skedarëve në rrjetin e errët të internetit.

Tre zhvatësit e familjes Schumacher u arrestuan nga policia

Policia gjermane arrestoi tre të dyshuarit në korrik të vitit 2024 në parkingun e një supermarketi, pasi më 3 qershor, Tozturkan thuhet se kishte përdorur një numër të fshehur për të telefonuar dhe kërcënuar familjen Schumacher me zhvatje.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer