Mohamed Salah ka shprehur hapur habinë e tij për faktin që ende nuk ka marrë një ofertë për rinovimin e kontratës me Liverpoolin, me aktualen që përfundon në qershor. Pas ndeshjes kundër Manchester City-t, ai deklaroi, ndër të tjera, se mund të ketë qenë ndeshja e tij e fundit kundër këtij kundërshtari.
Sulmuesi egjiptian, i cili është në fund të kontratës me “të kuqtë”, vulosi fitoren kundër Manchester City-t. Pas interesimit të PSG-së, edhe Liga Saudite duket si një destinacion i mundshëm për Salah në sezonin e ardhshëm. Sipas Daily Mail, është objektiv i kampionatit saudit të nënshkruajë me egjiptianin dhe, për ta bindur, klubet janë të gatshme t’i ofrojnë një pagë vjetore mbi 200 milionë euro, shumë që Cristiano Ronaldo merr tek Al Nassr.
Shifra të pabesueshme janë publikuar nga Al Sharq Neës: ‘ylli’ portugez përfiton 263 milionë euro në vit, prej të cilave 200 milionë janë paga e tij bazë, ndërsa pjesa tjetër vjen nga të ardhurat prej reklamave. Megjithatë, sipas gazetës angleze, kjo shumë mund të tejkalohet nga Salah, i cili në këtë rast do të bëhej futbollisti më i paguar në botë.