Ka vdekur në moshën 93’vjeçare, Salih Ismajli, njëri nga qytetarët me të dashur dhe me të vjetër të fshatit Klinë e Poshtmë e Komunës se Skenderajt, raporton portali rajoni.org.
I ndjëri ka qenë praktikues i madh i fesë islame.
Ai ka gëzuar respekt të madh në fshatin e tij, “xhematin” e xhamisë ku falje.
Lajmin për vdekjen e haxhisë e kanë dhënë familjarët përmes rrjeteve sociale.
Siç bëhet e ditur nga familja e tij, varrimi i të ndjërit do të bëhet sot në fshatin Klinë e Poshtmë, komuna e Skenderajt, në ora 13:00.