Një 35-vjeçar është arrestuar sot rreth orës 01:48 të mëngjesit në Skenderaj pasi që i njëjti me forcë kishte tentuar të kryente vjedhje në një barnatore, raporton portali rajoni.org.
Sipas njoftimit të policisë, tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me nëntë fishekë dhe dëshmi tjera materiale qe dyshohet të jenë përdorur nga i dyshuari ne veprën penale.
Lidhur me rastin dhe veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i rastit, i cili ndaj të dyshuarit Rr.G., i ka caktuar masën e ndalimit policor për 48 orë. Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprat penale “vjedhje e rëndë ne tentativë “ dhe “mbajtje në pronësi, kontrolle të paautorizuar të armës”.