FIFA hodhi sot në Majemi shortin e edicionit të parë të Botërorit për Klube, i cili do të luhet me 32 skuadra.
Një aktivitet si asnjëherë më parë të cilin FIFA planifikon ta zhvillojë çdo katër vite, ashtu si turnetë madhorë të kombëtareve.
Skuadrat janë ndarë në 8 grupe me nga katër secili dhe dy të parat kualifikohen në fazën me eliminim direkt të turneut, i cili do të zhvillohet në verën e vitit 2025 në SHBA.
Grupet
GRUPI A: Palmeiras, Porto, Al Ahli, Inter Miami
GRUPI B: PSG, Atletiko Madrid, Botafogo, Seattle Sounders
GRUPI C: Bayern Mynih, Boka Juniors, Benfika, Auckland City
GRUPI D: Flamengo, Çelsi, Club Leon, Esperance Sportive De Tunisie
GRUPI E: River Plate, Monterrej, Inter, Wrawa
GRUPI F: Fluminense, Borusia Dortmund, Ulsan HD, Mamelodi Sowndowns
GRUPI G: Mançester Siti, Uidad Kazablanka, Juventus, Al Ain
GRUPI H: Real Madrid, Al-Hilal, Salzburg, Pachuca