E premte, 27 Dhjetor, 2024

Grabitje në shtëpinë e kryetarit të Istogut: Ka tronditur thellë ndjenjën e sigurisë te unë dhe familja ime

Kryetari i Istogut, Ilir Ferati ka konfirmuar se shtëpia e tij ka qenë cak i grabitjes.

Ferati ka thënë se për pasojë  janë shkaktuar dëmtime materiale, teksa bëri të ditur se hajnat kanë vjedhur një pjesë të konsiderueshme të trashëgimisë  familjare.

“Dua t’ju informoj se mbrëmë, shtëpia ime në Gurrakoc u bë cak i një akti të papranueshëm vjedhjeje. Persona të papërgjegjshëm kanë depërtuar me forcë, duke shkaktuar dëmtime materiale dhe duke vjedhur edhe një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë sime familjare, me vlerë të madhe shpirtërore dhe historike për mua dhe familjen time”, shkruan Ferati.

Ai ka shuar se ky akt jo vetëm që ka shkaktuar dëm ekonomik, por edhe ka rritur ndjenjën e pasigurisë tek ai dhe familja e tij. Ai u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë dhe institucioneve përgjegjëse që të angazhohen me përkushtim për zbardhjen e plotë të rastit dhe nxjerrjen para drejtësisë të autorëve të këtij akti.

“Ky veprim i papranueshëm ka shkaktuar jo vetëm dëm ekonomik, por ka tronditur thellësisht ndjenjën e sigurisë së familjes sime dhe timen, si qytetar dhe si Kryetar Komune. Humbja e trashëgimisë familjare e bënë këtë ngjarje edhe më të dhimbshme, pasi përfaqëson një pjesë të historisë dhe identitetit tim personal.

Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe profesionalizmin e treguar në hetimin e këtij rasti. Njëkohësisht, i bëj thirrje organeve të drejtësisë dhe institucioneve përgjegjëse që të angazhohen me përkushtim për zbardhjen e plotë të rastit dhe nxjerrjen para drejtësisë të autorëve të këtij akti të dënueshëm.

Siguria dhe mbrojtja e pronës janë të drejta themelore që duhen garantuar për të gjithë qytetarët pa përjashtim. Ju falënderoj për mbështetjen dhe solidaritetin tuaj në këto momente të vështira”, shkruan Ferati.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer