Shtatë vjet më parë u nda nga jeta papritmas aktori i njohur kosovar, Blerim Peci.
Në përvjetorin e shtatë, bashkëshortja e tij Afërdita e ka kujtuar atë me emocione.
Prej shtatë vjetësh me lëndon, por nuk me frikëson vetmia. Nuk më frikëson sepse Beli im ëshëe këtu. Proteksionist e i përkushtuar për familjen siç ishte në tokë, i tillë më shfaqet edhe nga qielli. Gardiani im dhe i femijëve.Proteksionist i artit të mirëfilltë, i tillë edhe sot me shfaqet. Pararoja e fjalëve të denja dhe mesazhit në art. Vepra kolosale dhe e dimensioneve të ndryshme.
Jeta e tij ishte si një film. I metrazhit te shkurtër por film i perjetësise. Në nje rast unik, humani dhe artisi bashkëjetuan siç ndodh vetëm në letërsi. Të dytë ne proporcione perfekte. Te Beli nuk e di as sot ta dalloj a i dha me shumë humani artistit apo artisti humanit. Ndoshta te dytë njeri-tjetrit.
Vijo të na mbrosh Beli ynë për gjithë kohën sa kujtimi yt madhështor do të ketë ekzistencë.
Pergjithmonë Blerim Peci”,