Asamblisti i VV-së, Gëzim Sveçla, eskaloi me veprimet e tij në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal, duke shkulur mikrofonët.
Megjithatë, ky veprim po del se nuk ka qenë pa një arsye.
Në bazë të asaj që shihet në pamjet e transmetimit të mbledhjes, del se dy asamblistë të VV-së e kanë bërë kuorumin për ta votuar buxhetin.
Fjala është për dhëndrin e Liburn Aliut, Berat Lahun, dhe basketbollistin, Edmond Azemi.
Të dy kanë qëndruar në sallë, përderisa pjesa tjetër e asamblistëve të VV-së e kanë bojkotuar seancën.