Banorët e fshatit Lubizhdë tash e disa muaj po ankohen shkaku i rrezikut nga telat e rrymës të rënë në tokë përgjatë gjithë fshatit.
Ndërkohë, sot, si pasojë e kësaj një lopë ka pasur kontakt direkt me telat e rrymës me ç’rast edhe ka ngordhur.
Sipas banorëve, akoma KEDS nuk ka shkuar për të intervenuar, pavarësisht kërkesave të tyre.
Problemi me rrymë në Lubizhdë është i njëjtë edhe në mes të fshatit.
Telat e rrymës atje janë të lidhur mes degësh, fare pranë trotuarit.
E pikërisht nëpër të kalojnë çdo ditë edhe nxënësit për të shkuar në shkollë.
Ndërsa për të mos u rrëzuar, Tëvë1 ka raportuar se shtyllat elektrike po mbahen me drunj.
Prandaj, banorët shprehin zhgënjimin e tyre me KEDS-in, pasi sipas tyre, kërkesat e bëra tash e tri vjet nuk po merren parasysh./teve1.info/