E diel, 22 Dhjetor, 2024

Avokati i Payne akuzon prokurorinë për mostransparencë, paditen dy punonjësit e hotelit

Hetimi për vdekjen e këngëtarit me famë botërore Liam Payne vazhdon edhe ditët e sotme pas dy muajve pasi ra nga ballkoni i një hoteli në Argjentinë.

Gjykata e Buenos Aires paditi sot edhe dy punonjës të hotelit duke përfshirë menaxherin dhe recepsionistin. Këta dy të fundit u morën si të pandehur për të dëshmuar mbi ngjarjen. Akuzat më të mëdha bien mbi recepsionisten pasi bëri dy telefonata natën e ngjarjes.

Në akuzën parën thuhet se ajo denoncoi këngëtarin se po shkaktonte dëme në dhomë, kurse në akuzën e dytë ajo njoftoi autoritetet se personi mund të jetë në rrezik, por ka kërkuar të mos dërgohet policia por vetëm autoambulanca.

Ky hetim erdhi pasi avokati i Payne akuzoi prokurorinë se nuk shqyrtoi pamjet e kamerave pranë skenës së rënies.

Raporti i mjekësor nxori se Payne kishte konsumuar alkool dhe kokainë gjatë asaj nate. Shkaku i vdekjes së tij pas rënies ishte hemoragjia e brendshme dhe e jashtme që kishte pësuar.

Image

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer