Kombëtarja e Kosovës në futboll, tashmë ka mësuar grupin dhe kundërshtarët për kualifikimet e Kupës së Botës 2027.
Në shortin e tërhequr në Zurich, është përcaktuar që Kosova të jetë pjesë e Grupit B që përbëhet nga katër kombëtare në këto eliminatore.
Në këtë grup, Kosova do të ketë punë me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.
Kjo nuk është hera e parë që Kosova përballet me Zvicrën, kapiten i së cilës është Granit Xhaka dhe ka futbollistë të tjerë shqiptar.
Kualifikimet për Botërori nisin në vitin e ardhshëm, ndërsa për Kosovën kjo do të jetë hera e tretë që paraqitet në eliminatoret për Kupën e Botës.