Këngëtari i njohur vushtrrias, Ard Gashi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për axhën, Bashkim Gashi, i cili është pjesë e listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për zgjedhjet lokale të 9 shkurtit. Përmes një postimi të ndjerë në rrjetet sociale, Ard Gashi i uroi sukses në këtë rrugëtim të ri, duke theksuar angazhimin dhe përkushtimin e tij të deritanishëm.
“Axhi, urime në këtë rrugëtim të ri për ty, dalsh faqebardhë si në çdo angazhim tëndin deri më sot! Jemi krenar me ty ❤️,” ka shkruar Ard Gashi, duke përçuar një mesazh mbështetjeje të fortë familjare dhe qytetare.
Bashkim Gashi, kandidat nga radhët e LDK-së, shihet si një ndër figurat me përvojë të rëndësishme që synon të sjellë ndryshimin në Vushtrri përmes platformës “Bashkimi’106 – Bëhu ndryshimi.”
Ky solidaritet i artistit me rrënjë vushtrriase ka ngjallur reagime pozitive dhe frymëzuese në mesin e mbështetësve të LDK-së dhe të qytetarëve të Vushtrrisë.