Një grua është arrestuar mbrëmë në Vushtrri, pasi që e njëjta ka sulmuar një burrë pas një mosmarrëveshjeje.
Nuk raportohet për të lënduar në këtë rast, transmeton Klankosova.tv.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje dyshohet se e ka sulmuar viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë.