E diel, 22 Dhjetor, 2024

Fabrika e prodhimit të municionit, Kurti bën kontratë me një kompani turke

Kryeministri Albin Kurti, ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë me prodhuesin shtetëror turk “Makine ve Kimya Endüstrisi” (MKE), e cila ka marrë përsipër ta vë në funksion fabrikën e municioneve.

“MKE merr përsipër ta vë në funksion fabrikën e municioneve e cila do të shërbejë për prodhimin e kalibrave të ndryshëm të municioneve sipas standardeve të NATO-s”, ka shkruar Kurti.

Tutje ai thotë me të filluar prodhimi, fabrika do të funksionojë si ndërmarrje publike dhe si markë 100% vendore.

“Në këtë kontratë, përveç makinerisë prodhuese përfshihet edhe trajnimi i stafit, mirëmbajtja për një kohë të caktuar, si dhe pajisja me sisteme për testim të cilësisë dhe për kalibrim. Me të filluar prodhimi, fabrika do të funksionojë si ndërmarrje publike dhe si markë 100% vendore“.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer