Sot ka ndërruar jetë, Ajete Falizi, nëna e dy dëshmorëve të kombit, Asllan e Mehdi Fazliut, shkruan portali rajoni.org.
E ndjera, gjatë gjithë jetës së saj, ishte simbol i forcës, qëndresës dhe sakrificës për lirinë e atdheut. Si nënë e dy dëshmorëve, ajo mbeti gjithmonë krenare dhe e përkushtuar ndaj vlerave kombëtare, duke qenë shembull frymëzimi për brezat e ardhshëm.
Njoftimin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur familja Fazliu, ku kanë treguar se varrimi i së ndjerës bëhet nesër me datë 20.12.2034, në lagjen Fazliu në Gradicë.