E diel, 22 Dhjetor, 2024

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi të dyshuar për vjedhje

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në bazë të autorizimit të lëshuar nga Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë publikimin e fotografisë së personit të dyshuar për një rast vjedhje, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Rasti ka ndodhur në një market në rrugën “UÇK” në Gjakovë.

Në njoftim thuhet se hyetimet intensive të zhvilluara deri tani nga Njësia e Hetimeve në stacionin policor të Gjakovës, në bashkëpunim me njësite të tjera policore, nuk kanë rezultuar ende në gjetjen dhe arrestimin e të dyshuarit, me gjithë përpjekjet e vazhdueshme hetimore dhe operative.

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve, nëse kanë ndonjë informacion mbi identitetin apo vendndodhjen e të dyshuarit të paraqitur në fotografinë e publikuar, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt policor, qoftë përmes numrave kujdestarë të telefonit 192 (pa pagesë) dhe 0390310482 (Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë), apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro policinë”.

“Çdo informacion i ofruar që do të ndihmojë në zbardhjen e këtij rasti do të trajtohet në mënyrë konfidenciale”, thuhet në njoftim.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer