E diel, 22 Dhjetor, 2024

Rrahje mes katër të rinjve në Vushtrri, u përdor edhe një armë zjarri

Katër të rinj në Komunën e Vushtrrisë dje kanë përfunduar në pranga, pas një përleshjeje mes vete.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se përgjatë rrahjes ishin përdorur mjete të forta dhe armë zjarri.

“Në orët e  pasdites të datës 17.12.2024, policia në Vushtrri ishte njoftuar për një përleshje mes disa të rinjve në parkun e qytetit në Vushtrri. Policia menjëherë ka reaguar në këtë rast dhe në bazë të informacioneve të siguruara në vendin e ngjarjes, është kuptuar se në atë rast kishin qenë të përfshirë disa persona të moshës së mitur ndërsa ishin përdorur edhe mjete të forta si dhe një armë zjarri po ashtu në vendin e ngjarjes ishin gjetur edhe dy gëzhoja”, njofton PK’ja.

Policia tutje njofton se ka arritur t’i identifikojë katër personat e dyshuar dhe t’i arrestojë.

“Pas intervistimit të personave të dyshuar, dëshmitarëve si dhe procedimit të provave materiale, me vendim të prokurorit të dyshuarit i cili kishte përdorur armën i është caktuar masa e ndalimit policor ndërsa personat tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”.

“Ndaj të dyshuarve janë iniciuar rastet për veprat penale ,,Mbajtje ne pronësi, posedim, kontroll te paautorizuar te armës”; ,,Përdorimi i armës” dhe ,,Lëndim i lehtë trupor””.

Të fundit

Shija e redaktorit

- Advertisement -
 
//BODY PART STICKY - Implement into the footer